Policët e Kosovës që nga sot nuk e kanë orarin tetë orë pune, por 12-të
Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe vlen për të gjithë policët në tërë Kosovën.
Nga zyra për informim thuhet se këto vendime bëhen varësisht prej nevojave që ka Policia.
“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja, angazhon zyrtarët policor në orar 8 apo 12 orësh”, tha zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.