Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell është duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në profilin e tij në Facebook.
Në pyetjen e një qytetari për liberalizimin e vizave, O’Conell ka dhënë një përgjigje rreth këtij procesi, transmeton gazetametro.net
‘Kjo është cështje për shtetet e shëngenit, Britania e Madhe nuk është pjesë e shengenit prandaj dhe nuk është për ne të komentojmë. Shtetet e shëngenit janë të qarta që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është me rëndësi për ta, prandaj është vitale për Kosovën të vazhdojë të tregojë që është serioze sepse kjo është mënyra e vetme që të bind shtetet e shëngenit’, ka thënë ambasadori britanik.
Ndryshe, O’Conell njihet si kritik i madh i Kosovës, por edhe një mik i madh. Ai angazhohet dhe përsërit nevojën për një shtet ligjor, transmeton gazetametro.net.