Një përpjekje e vazhdueshme si institucionale poashtu edhe qeveritare për ambient të pastër, duket se nuk po respektohet nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
Mbrëmë puntorë të “Unitetit” kanë njoftuar shefin e njësisë në Vushtrri se dikush u ka vënë flakën kontejnerëve në një nga loakcionet ku janë të vendosur ata në Vushtrri.
Shefi i njësisë së “Unitetit” në Vushtrri ka kërkuar nga Policia dhe Inspektorati të ndërmmarin masa ndaj atyre që po kryejnë veprime të tilla.