Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pas dështimit të rezolutës vjen lajmi i keq për Kosovën

    01/11/2018 | 14:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar të dakordojë një rezolutë të përbashkët përmes të cilës konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pacenueshëm dhe i panegociueshëm.

    Kryetarja e Alternativës u bën thirrje të gjitha palëve që të ulen dhe të arrijnë një konsensus.

    Sipas saj nuk mund të synohet normalizimi i raporteve me Serbinë nëse nuk ka normalizim të raporteve mes partive politike në Kosovë.

    Kusari-Lila tha se LDK dhe Vetëvendosje kanë insistuar edhe sot që askush nuk mund të negociojë për kufirin e vendit e as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton kp.

    “Dështimi i votimit të kësaj rezolute apo çfarëdo rezolute tjetër në raport me dialogun nga Kuvendi i Kosovës vetëm po e mandaton më tutje presidentin e vendit që të vazhdojë me atë që është duke e bërë e që është e dëmshme”, tha Kusari-Lila.

    Ajo po ashtu tha se edhe nëse do ketë zgjedhje dhe ndërrohen rolet prapë për dialogun me Serbinë duhet të bashkohen në një tavolinë pozitë dhe opozitë. Lila po ashtu tha se Alternativa nuk do ua bëjnë kuorumin pozitës dhe se sot nuk do të kthehen në seancën tjetër.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.