Para dy netësh një aksident i rëndë trafiku në Mramor, mori jetën e katër personave.
Pasditen e sotme në fshatin Ponesh të komunës së Gjilanit, u dha lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes, Shala, të cilët në mbrëmjen e së premtes humbën jetë tragjikisht në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Në aksident ishte e përfshirë edhe vetura e eskortës së ambasadores turke ku mbetën të pa shenja jete katëe persona.
Sot në fshatin Ponesh të komunës së Gjilanit sot u dha lamtumira e fundit Agron Shala, 24-vjeçar, Osman Shala dhe Arife Shala, 88-vjeçarë, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku të premten në mbrëmje.
Nga familja e të ndjerëve po deklarojnë se nuk e dinë se si ka ndodhur aksidenti dhe se kush ka qenë në shpejtësi e kush jo. E në ceremoninë e varrimit të këtyre personave gjendet edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit dhe ai i Prishtinës. Organet e hetuesisë kosovare janë duke i vazhduar hetimet për këtë rast.
Njëri nga viktimat e këtij aksidenti, Aron Shala, 24-vjeçar, nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit, kohë pas kohe shkonte në Gjermani, si shumë të rinj tjerë kosovarë, për të bërë punë sezonale, në mënyrë që ta mbante familjen e tij. Por, këtë punë ai më nuk do të mund ta bëjë.
Kjo ngase Agroni bashkë me tre anëtarë të familjes së tij, ndërruan jetë tragjikisht mbrëmjen e së premtes në një aksident trafiku në të cilin u përfshi edhe eskorta e ambasadores turke. Familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke për shkaktimin e aksidentit.