Mediat serbe veç kanë filluar të propagandojnë në lidhje me rritjen në 100% të taksës nga ana e Kosovës ndaj produkteve serbe.
Një postim në Twitter i një përdoruesi, i cili nuk ka lidhje me fushën e ekonomisë, ka qenë i mjaftueshëm që mediat serbe ta përdorin për propagandë se çmimi i keksit Plazma ka shkuar deri në 7 euro, shkruan gazetametro.net
“Në një deklaratë për RTK-në, Ismet Mulaj ekspert i ekonomisë thotë se taksa duhet të jetë më shumë se 100%. Unë nuk mund të besoj se si në Kosovë nuk ka një person që mund t’ua shpjegojë atyre se ata po e dëmtojnë vetëm qytetarët e vet”, thotë ky përdorues.