Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri kanë qenë sot pjesë e një projekti inovativ që ka të bëjë me rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.
Ky projekt është realizuar së bashku me pjesëtarët e policisë nga stacioni policor në Vushtrri, ku nxënësit janë informuar por edhe kanë qenë pjesëmarrës direkt të projektit.
Ata janë vizituar edhe nga i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.