Këshill i Nxënësve të “Bahri Haxhës” në krye me kryetaren Hanife Berisha dhe me mbështetjen e Drejtorit të Shkollës Bashkim Kovaqi dhe mësimdhënësve Mërgime Jashari dhe Festim Muzaqi kanë zhvilluar sot një aktivitet në sheshin e qyteti në Vushtrri.
Në këtë aktivitet u shitën ushqime të përgaditura nga nxënësit , në kabinetin e kësaj shkolle dhe qëllimi i gjithë kësaj nisme ishte shumë humanitare dhe shumë solidare.
Të hollat të cilat do të sigurohen nga shitja e ushqimeve në këtë aktivitet do të grumbullohen për t’u ndihmuar nxënësve të tjerë, bashkëmoshatarëve të tyre për të siguruar transportin në pamundësi për ta siguruar atë përshkak të mungesës së mjeteve financiare.
Ky aktivitet i nxënësve të “Bahri Haxhës” do të vazhdoj edhe ditëve në vijim./VushtrriaOnline