Para se të merret me futboll, Arijanet Muriqi ka qenë adhurues i madh i karatesë dhe për disa vite është marrë me atë sport…
Këtë e ka zbuluar vet gardiani i Kosovës në një instervistë për KTV-në, që debutoi me fanellën e “Dardanëve” të martën në fitoren 4-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Azerbajxhanit, raporton Insporti.Portieri i talentuar i Manchester City ka treguar se kush e shtyri të merret me këtë sport.
“Kam nisur të luaj futboll për shkak të shokut të babait. Jam marr me sportin e karatesë, por ai më tha le të provojmë njëherë si futbollist. Dhe kështu, nisa të luaj dhe shoku i babait është arsyeja kryesore. Kam qenë 11-vjeçar kur kam nisur të luaj futboll”, u shpreh Muriqi. /Insporti.com/