Analisti politik, Agron Halitaj ka reagiar ndaj deklaratës së presidentit, Hashim Thaçi në lidhje me dialogun, gjegjësisht në lidhje me informimin e liderëve për ecurinë e këtij procesi.Sipas Halitajt, Thaçi e konfirmoi se ai nuk ka asnjë komunikim me kryeministrin në këtë fazë të rëndësishme të dialogut, raporton Gazeta Blic.Ai tha se dyshja drejtuese e vendit duhet ta kuptoj se Kosova nuk mund të paguaj faturën e inateve të tyre personale.
Shënimi i plotë:Hashim Thaçi, sot e paska informuar Kadri Veselin për rrjedhën e dialogut që po e zhvillon me Aleksandër Vuçiqin. Më pas e paska takuar edhe Behgjet Pacollin, ndërsa për nesër e paska lënë t’i raportoj Fatmir Limajt.
Veç Ramushin, shefin e Qeverisë, s’e paska fut në listë.E kjo ka peshë të madhe! Kjo tregon se dy liderët kryesor të shtetit nuk kanë komunikim mes vete në fazën më të ndjeshme politike të vendit.
Hashimi e Ramushi, megjithatë duhet ta kuptojnë se Kosova nuk mund ta paguaj faturën e inateve që kanë ata dy ndërmjet vete!