Banorët e Banesave të Bardha do të gëzohen së shpejti një investimi mjaft të rëndësishëm për ta.
Është Ndërtimi i Platosë dhe Gjlebërimit, projekti i rradhës që do të filloi së ndërtuari te Banesat e Bardha.
Kontrata për këtë projekt është nënshkruar sot, sipas njoftimit nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Sedat Rashica.
“Banorët e kësaj lagje janë duke e mirëpritur këtë projekt të madh dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm, ku pritet të zgjidhet edhe problemi i kahmotshëm i kanalizimit!” ka shtuar tutje në këtë njoftim Drejtori Rashica. /VushtrriaOnline