Një nënë 30-vjeçare është tmerruar nga ajo që gjeti në pelenën e foshnjës së saj duke e publikuar në Facebook atë që ndodhi.
Kayleigh Smith po bëhej gati që t’ia vendoste pelenën fëmijës së saj kur dora i preku diçka me majë brenda.
Papritmas aty gjen një gjilpërë që kishte mbetur në rrethana ende të paqarta. “E bëj këtë postim për të sensibilizuar nënat e tjera që të mos i marrin gjërat të mirëqena”, shkroi ajo në Facebook duke ngjallur mjaft reagim.
Pasi postimi u bë viral, nëna u kontaktua edhe nga kompania që kishte prodhuar pelenën, e cila i kërkoi ndjesë duke premtuar se do të rrisë kontrollin gjatë zinxhirit të prodhimit.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/fun/nena-tmerrohet-nga-ajo-qe-gjen-pampersin-e-femijes-599622/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright