Janë djegur në qendër të Prishtinës disa produkte serbe.
Në sheshin “Ibrahim Rugova”, jo fort larg ndërtesës së Qeverisë e Kuvendit të Kosovës është bërë ndezja e tyre, tash për tash, nga persona të panjohur.
Zjarrfikësve u është dashur të intervenojnë për ta shuar zjarrin.
Ky veprim vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i vë taksë fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Në Kosovë kohë pas kohe ka pasur kampanja që bëjnë thirrje për bojkotimin e produkteve serbe.