Vushtrria sot është bërë edhe me një fondacion humanitar, inciues i të cilit është humanisti dhe ndërrmarësi i njohur nga Vushtrria, Naser Imeri.
Misioni i këtij fondacioni do të jetë që t’u ndihmohet familjave nevojtare në Komunën e Vushtrrisë, thuhet në njoftimin e fondacionit.
“Unë, Naser Imeri si themelues i Fondacionit së bashku me shumë biznesmen dhe njerëz të vullnetit të mirë si: Hamit Merovci, Bujar Krasniqi. Zeqir Zeneli, Agim Maloku, Jeton Mehmeti -kinezi, Lulzim Imeri e shumë të tjerë, do të mundohemi maksimalisht që të kontribuojmë dhe t’iu dalim në ndihmë shumë familjeve nevojtare.” thuhet në njoftimin që ka lëshuar themeluesi i fondacionit, Naser Imeri./VushtrriaOnline