Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mos u nisni nga tuneli Mitrovicë-Qabër, nga ora 8:00 është i mbyllur

    12/11/2018 | 09:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Infrastrukturës njofton se për shkak të fillimit të punimeve për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër, që nga sot, me fillim nga ora 08:00, në segmentin rrugor Mitrovicë-Qabër, do të bëhet ndalje tërësore e qarkullimit të automjeteve.

    MI bën me dije se qytetarët të cilët shfrytëzojnë këtë segment rrugor, gjatë periudhës së punimeve, do të mund të përdorin këto rrugë alternative:

    Për mjetet nën 3.5 t, do të përdoren rrugët alternative përmes qytetit të Mitrovicës. Për ato mjete të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, do të devijohen tek ura e gjakut te kyçja nga rruga N2, e të cilat duhet të vazhdojnë përmes qytetit, nëpërmjet rrugës “Mbretëresha Teutë” deri te rrethrrotullimi i dytë, prej nga do të marrin kahjen e djathtë dhe do të vazhdojnë nëpërmjet rrugës “Shemsi Ahmeti” deri tek udhëkryqi i cili lidhet me rrugën Nacionale N22.3 në N2 në drejtim të Prishtinës. Poashtu për mjetet të cilat vijnë nga Prishtina në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, do të shfrytëzohet e njëjta rrugë alternative.

    Për mjetet e rënda mbi 3.5 ton, të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, përmes rrugës Nacionale N2 dhe të cilat kanë destinacion Prishtinën ose Pejën, duhet të devijohen në udhëkryqin në Zhabar dhe të marrin drejtimin përmes rrugës Regjionale R101 Mitrovicë-Klinë e Epërme-Runik, pastaj të kyçen në rrugën Regjionale R102 Klinë e Epërme-Skenderaj-Komoran, për t’u lidhur më pastaj me rrugën Nacionale N9 në drejtim të Prishtinës, eventualisht për Pejë.

    Kjo ministri iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë, deri në njoftimin e radhës,

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.