Morena Taraku shpesh bëhet pjesë e shtypit rozë, e krejt kjo për shkak të paraqitjeve të saj provokuese, shkruan GazetaBlic.
Por, kësaj radhe ajo ka habitur të gjithë me anglishten e saj të “përsosur”.Në një video ku shihet e veshur me të brendshme, këngëtarja dhe modelja shqiptare ia ka huqur aq keq me atë çfarë ka shkruar në videon e publikuar.
“When his girlfriend try to be sexy, and you appear on IG to motivate her” – që në shqip do të thotë: “Kur e dashura e tij provon të jetë seksi, dhe ti paraqitesh në Instagram për ta motivuar”.Por në këtë rast, në frazën “When his girlfriend try to be sexy”, folja “try” merr formën “tries”, sepse nëse e përkthejmë në shqip fjalinë e Morenës, i bie: “Kur e dashura e tij PROVO të jetë seksi”.
Ndërsa sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit për këngëtaren është ai me titull “Femnat” i lansuar para 5 muajsh, në bashkëpunim me Dj PM dhe Dj Dagz./GazetaBlic