Bekim Shotani është ndër trajnerët e rrallë të Superligës që punon shumë e flet pak.
Trajneri vushtrrias ka fituar respektin e opinionit futbolldashës me punën dhe urtësinë e tij, derisa nuk i kanë munguar edhe rezultatet pozitive me ekipet që ka drejtuar, përcjellë Gazeta Olle.
Mirëpo të mërkurën në Mitrovicë në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 për Kupën e Kosovës, Shotanit i ndodhi diçka që nuk e ka përjetuar më parë si trajner.
Ofendimeve banale të tifozërisë vendëse, ai iu përgjigj duke iu afruar atyre, për t’i qeruar hesapet edhe fizikisht.
Mirëpo, vrullin e Shotanit drejt tribunës qëndrore e ndalën ndihmësit e tij të Llapit, duke parandaluar ndonjë skandal.
Imazh shumë i keq për një trajner, por për shkak se i ndodhi një karakteri si ai i Shotanit, mund t’i falet. /Gazeta Olle/