Ndonëse me probleme të natyres politike dhe një qytet i ndarë, Mitrovica vazhdon të jetë destinacion i bizneseve të mëdha.
Vetëm gjatë ditës së sotshme tri biznese të mëdha kanë hapur dyqanet e tyre në Mitrovicë.
Jumbo, LC Waikiki, dhe Neptun i janë bashkangjitur bizneseve të tjera të mëdha si KFC duke hapur pikat e tyren në këtë qytet pikërisht sot.
Të gjitha këto po bëjnë që ky qytet të duket një qendër moderne me këto biznese po e bëjnë duket atraktiv.
Gjerësa ne fqinji jugor i saj për vite me rradhë kemi mbetur vetëm një qytezë e vogel në të cilën deri më tani lulëzojne vetëm qebaptoret dhe çajtoret.
Nga tani e tutje janë hapat vendimtar që qytet të jetë nikoqir i këtyre bizneseve të mëdha të cilat do e bëjnë edhe qytetin tonë të duket një qytet perëndimor.