I pranishëm në Stadionin “Ferki Aliu” për të shikuar ndeshjen Vushtrria – Dukagjini ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Për dallim prej herave të tjera këtë herë ai e ka përjetuar ndryshe këtë ndeshje, pasi që bashkë me të ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nga e cila komunë është edhe klubi futbollistik Dukagjini.
Tahiri për këtë ka treguar edhe në facebook, në llogarinë e tij.
“Me Kryetarin e Klinës prof Zenun Elezaj duke mbeshtetur ekipet e qyteteve tona” ka shkruar ai.