Deri më 28 nëntor Sadik Halili ishte i ‘panjohur’ thuajse për të gjithë.
Por, emri i tij u bë frymëzim për mijëra qytetarë që në forma të ndryshme shprehën përkrahje për veprën e 78 vjeçarit nga Dubovci i Vushtrrisë.
Historia e jashtëzakonshme e tij i ka prekur të gjithë.
Të mërkurën ai ka rrëfyer për gazetën inFokus, se si kishte shkuar në këmbë nga fshati i tij në Prekaz, për t’i ndihmuar Adem Jasharit në betejën e tij të fundit me ushtrinë e policinë serbe.
Menjëherë pas kësaj mijëra komente kanë ardhur në adresë të Gazetës inFokus, nga njerëz të cilët duan t’i ndihmojnë Halilit, i cili përkundër kontributit të dhënë në luftë, bashkë me shtatë anëtarët e familjes jeton me një pension të invalidor dhe me një social.
Në rrëfimin e tij, Halili tregon se si në afërsi të kullave të Jasharajve, bashkë me vëllaun e tij kishin rënë në pritë të serbëve.
Në atë vend kishte humbur jetën vëllau i Halilit, Isaku, kurse ai vet kishte mbetur i plagosur.
Nga aty, Sadik Halili thotë se kishte parë fëmijët e familjes Jashari duke ikur e bërtitur nga tmerri që po përjetonin.
Ky është rrëfimi i plotë i tij për ditën tragjike. /Gazeta inFokus/