FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve më të forta në botë – pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve gjatë muajit nëntor.
Përfaqësuesja e Kosovës pas sukseseve të mëdha që arriti në këtë muaj, ka përfituar edhe një ngritje shumë të madhe në renditjen e FIFA-s, shkruan GazetaBlic.
Kosova tani ndodhet në vendin e 131’të në renditjen e FIFA-s, teksa është ngjitur për gjashtë vende nga hera e fundit.
Ky është pozicioni më i lartë i Kosovës ndonjëherë në renditjen e publikuar nga FIFA.Kosova arriti dy fitore të mëdha në Ligën e Kombeve në muajin nëntor. ‘Dardanët’ fituan ndaj Maltës në udhëtim me rezultatin 0-5 dhe mposhtën Azerbejxhanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin 4-0.Pas këtyre dy rezultateve fantastike, Kosova arriti kualifikimin në ‘Play Off’ të Ligës së Kombeve ku do të takohet me Maqedoninë, si dhe siguroi plasmanin nëLigën C për edicionin e ardhshëm.
/GazetaBlic/