Nipi i Ramushit, Dautit e Luanit, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, tashmë njihet, flitet, e me gjasë në të ardhmen do të jetë ndër emrat e ndritur të familjes, shkruan “Kosovarja”.
Luan Haradinaj është një nga pjesëtarët e vyer të “FSK”-së, e edhe nga pamja duket i lindur për këtë detyrë.
Në këtë datë të shënuar, në festën e 28 Nëntorit, Luani ka vizituar varrin e të atit, trimit Shkëlzen Haradinaj dhe xhaxhallarëve që u flijuan për Kosovë, shkruan “Kosovarja”.
Mungesa e tij është plagë e madhe për familjen Haradinaj, që i dha kaq shumë Kosovës.
Luani, ka lënë një tufë lulesh tek varri dhe fotot i ka shoqëruar me një mbishkrim mjaftë prekës, të cilin ju ftojmë ta lexoni: