Suksesi historik i Kosovës, kryesimi i grupit të saj në Ligën e Kombeve dhe promovimi një ligë më lart në edicionin e radhës të këtij kompeticioni, është përjetuar si diçka madhështore ndër të gjithë shqiptarët. Njëri ndër ata, që e ka përgëzuar këtë arritje të “dardanëve” është edhe Lorik Cana, kapiteni i kapitenëve kuqezinj, rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren e Shqipërisë.
Përmes llogarisë së tij në Instagram, emblema e shqiptarisë ka nënvizuar: “Një Urime shumë të madhe djemve DARDANË për fitoren, lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalen. Një Urime special Gramozit dhe familjes së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon… Bravo Djema”.