Vushtrria po e zhvillon ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut në Ligën e Parë.
Vushtrriasit e kanë marrë një lajm të keq, pasi që një ndër lojtarët më të mirë, Diellon Dragusha, ka pësuar një lëndim të rëndë, përcjellë Gazeta Olle.
Ai e ka thyer krahun, konfirmon faqja zyrtare.
Pas ndeshjes do të mësojmë se kur do të kthehet në fushë Dragusha.
Vushtrria po fiton 1:0 pas pjesës së parë me golin e Eugen Rafunës. /Gazeta Olle/