Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është politikani kosovar që çdo herë i ka kushtuar rëndësi modelit të flokëve.
Edhe pse prej kohësh ai mban një model flokësh që mund të duket i zakontë, në fakt ai është stil i flokëve të shthurura, që lë përshtypjen e një personi që nuk i vë shumë rëndësi dukjes së jashtme, shkruan gazetametro.net.
Se Kurti përkujdeset që paraqitja e tij të jetë më ndryshe se sa e zakonshmja më së lehti dëshmohet dukja e tij në fillet e marrjes me aktivitete publike.
Në kohën e protestave studentore, ku Kurti ishte një nga liderët e tyre, ai shfaqej me flokë ta gjata kaçurrela sikur të ndonjë ‘rockstari’.
Tash ai mbanë flokë të shkurtra, dhe ato i rregullon te një sallon i njohur në kryeqytet.