Njerëzit përgjithësisht kanë dëshirë, por edhe nevojë që të kursejnë para.
Nganjëherë mundi i punës suaj mund të shkojë dëm, nëse nuk menaxhoni dhe kurseni si duhet paratë.
Një rregull i njohur për kursim quhet “Rregulli i 30 ditëve”, përmes kësaj mënyre kontrolloni dëshirën e panevojshme për të shpenzuar.
Ja si funksionon ky rregull:
Kurdo që ndjeni nevojë të shpenzoni, qoftë për këpucë të reja, veturë të re- detyroni veten që të ndaleni.
Kur të shkoni në shtëpi, shkruani në letër emrin e gjësendit që keni dashur ta blini, por nuk e keni blerë. Po ashtu shkruani edhe datën në atë letër, përcjell KosovaPress.
Vendosni këtë shënim në një vend të dukshëm, për 30 ditët e ardhshme mendoni nëse keni nevojë për atë send, por mos e blini atë.
Në fund të muajit, nëse me të vërtetë keni nevojë – atëherë blini atë.