Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka vizituar klubin e Vushtrrisë, konkretisht stadiumin ‘Ferki Aliu’ në të cilin po punohet.
Tahiri ka thënë se skuadra po marshon sigurt drejt Superligës.
“Fusha ndihmëse në stadiumin e po merr formë, po ashtu edhe rregullimi i zhveshtoreve ka filluar. Investimi për sportin e për rininë do të jetë vendimtar në ketë mandat. Futbollistët janë krenaria e qytetit tonë, ata sigurtë po marshojnë drejtë Superliges, për këtë u binda edhe nga stërvitja e tyre Me përkushtim e profesionalizëm”, shkruan faqja e klubit vushtrrias. / Insporti