Kosova po vazhdon me formën e jashtëzakonshme.Djelmoshat e Bernard Challandes mbrëmë mposhtën Maltën me rezultat 0-5 sa për të treguar se nuk janë ekuivalent me kombëtaret tjera në Ligën D, shkruan GazetaBlic.
Interesant është fakti se në këtë vit kalendarik nuk kanë shënuar asnjë humbje, duke arritur të realizojnë shtatë fitore dhe dy barazime.
Humbjen e fundit përfaqësuesja ‘verdhë e kaltër’ e ka regjistruar me 9 Tetor 2017, atëbotë në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.
Që nga atëherë, kanë kaluar 404 ditë dhe Kosova vazhdon të qëndrojë më mirë se kurrë në margjinat e statistikave.Shpresojmë se kështu do të vazhdojnë edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Azerbeixhanit, takim në të cilin vetëm barazimi do të na dërgonte në gjysmëfinale.
/GazetaBlic/