Muaji nëntor është shumë i rëndësishëm për futbollin dhe Përfaqësuesen e Kosovës.Kosova do të përballet me Maltën dhe Azerbejxhanin në këtë muaj, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic.
Përfaqësuesja e Kosovës aktualisht është në vendin e parë në grup dhe synon kualifikimin për në kampionatin evropian.
Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Maltën. Dy mbrojtësit kryesor të Maltës do të mungojnë ndaj Kosovës, shkaku i suspendimeve me karton të verdhë.Andrei Agius, i cili ka 80 ndeshje me Maltën dhe Steve Borg i cili numëron 40 paraqitje me këtë kombëtare.Kosova do të luajë me Maltën me 17 nëntor me fillim nga ora 18:00./GazetaBlic/