Për të nderuar kontributin e tij disa vjeçar si inspektor komunal, Komuna e Vushtrrisë sot ka mbajtur një mbledhje komemorative për të ndjerin Naser Saraçi që ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë.
Në këtë mbledhje para të pranishmëve ka folur kryetari i komunes Xhafer Tahiri dhe vajza e të ndjerit, Qëndresa.
Naseri një kohë të gjatë punoi si inspektor i punës në Vushtrri e më pas kaloi në Mitrovice si Inspektor rajonal i punës në Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale.