Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka kubëzuar rrugën “Ragip Shala” në fshatin Akrashticë.
Për inspektime të kësaj rruge sot ishin Drejtori i Shërbimeve Publike, Sedat Rashica, dhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi.
Rashica nuk është ndalur me kaq, ai ka premtuar se Drejtoria që ai drejton së shpejti fillon edhe ndërtimin e trotuarit që lidh rrugën regjionale me shkollën.