Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar tri projektligjet për transformimin e FSK-së.
Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova shpenzon vetëm 0.7% të bruto produktit në mbrojtje.
“Jemi këtu në mbledhje të jashtëzakonshme. Kosova shpenzon vetëm 0.7% të bruto produktit për mbrojtje. Ushtria e Kosovës këtë vit do të ketë buxhet – 53 milion, në vitin 2020 – 57 milion dhe në vitin 2021 – 62 milion euro”, ka deklaruar Abdixhiku.
Deputeti Ali Lajçi deklaroi se miratimi i ligjeve pa kosto financiare është problematik.
“Ka edhe mangësi sepse trajtohen në bazë të ligjit për FSK. Kështu siç është edhe çdo tentim të dinamizimit dhe përparimit të FSK drejt një misioni ushtarak unë e përkrah fuqimisht. Miratimi i ligjeve pa një kosto financiare është pak problematike”, ka theksuar Lajçi.