Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut a reaguar ndaj deklaratës së Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherini, në lidhje me ngritjen e taksës deri në 100%
Nëpërmjet një komunikate, KMDLNJ ka bërë thirrje që të mos i nënshtrohen ultimatumit, të cilin, ata e kanë quajtur të pamoralshëm dhe që institucuionet e Kosovës duhet të shkojnë përtej këtyre masave dhe të zbatojnë reciprocitetin për 100%, shkruan gazetametro.net
“Institucionet e Kosovës nuk duhet t’i nënshtrohen këtij Ultimatumi të pamoralshëm por duhet të shkojnë përtej këtyre masave ndaj Serbisë duke e zbatuar reciprocitetin 100%. Institucionet e Kosovës duhet t’i pezullojnë bisedimet në afat të pacaktuar derisa Kosova të trajtohet nga BE në bazë të atyre standardeve me të cilat po trajtohet Serbia dhe vendet e rajonit. Kosova , nga BE dhe disa burokratë të saj nuk po trajtohet si duhet por po keqtrajtohet në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut. Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjitha atyre bizneseve vendore që e përfaqësojnë, promovojnë dhe zbatojnë interesin ekonomik të Serbisë duke e dëmtuar Kosovën për aq kohë sa nuk do të ketë reflektim pozitiv të Serbisë dhe ndërprerje të trajtimit poshtërues nga BE ndaj qytetarëve të Kosovës”, bëhet e ditur më tutje në komunikatën e KMDLNJ-së.
KMDLNJ shton se nuk mund të ketë të drejta për Serbinë dhe Bosnjën dhe të drejta të tjera për Kosovën.
“Të drejtat e njeriut e kanë dhe njihen si të drejta universale e që garantohen nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut nga Kombet e Bashkuara dhe ato janë të pandashme; nuk ka të drejta të veçanta për Serbinë dhe Bosnjën dhe të drejta të tjera për Kosovën. Përshkallëzimin e situatës po e provokojnë politikanët e papërgjegjshëm kosovarë, shovenistët dhe institucionet shtetërore dhe kriminale të Serbisë dhe disa burokratë karrieristë dhe të pandjeshëm të BE – së kurse, pikërisht këta do të bartin përgjegjësi eventuale dhe të cilat duket të jenë të pashmangshme. Kosova nuk kërkon asgjë përveç se të trajtohet sikur edhe vendet e rajonit, me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që i takojnë si shtet”, bën të ditur më tutje KMDLNJ përmes komunikatës. /gazetametro.net