Kur jemi te objektet banesore mund të thuhet se për nga sasia kemi shumë të tilla që gjithandej duken si rrokaqiej mbi qytetin e Vushtrrisë.
Megjithatë kur bëhet fjalë për objekte të cilësisë së lartë nënkuptojmë shumë gjëra dhe duam shumë gjëra njëkohsisht siç janë izolimi ndaj zhurmës dhe të ftohtit, ndërtimi i sigurt, dhe vendodhja e objektit dhe shumë të tjera.
Por ka pak nga objektet që kanë edhe gjëra të tjerë shtesë që marrin parasysh sigurinë tuaj, në këtë rast është një nga komplekset më moderne dhe bashkëhore në Vushtrri që plotëson një kërkesë të tillë.
Është kompleksi i ri i i Dijari SH.P.K që përveç të tjerash gërsheton traditën dhe të tashmën duke plotësuar shijen e veçantë të banorëve të këtij kompleksi.
Ky kompleks që po ndërtohet pak metra larg Urës së Gurit në Vushtrri dhe prapa palestrës “Jeton Tërstena- Tota” në Vushtrri veçohet për atë që e karakterizon, një ambient i qetë dhe një objekt i modern me standardet më bashkëhore ku lidhshmëria me natyrën nuk mungon asnjëherë.
Kur jemi te kjo e fundit i gjithë objekti ka mundësi të përjetoi lindjen dhe perëndimin e diellit, ajo që e duam të gjithë dhe që i jep ngrohtësi ambienteve tona familjare.
Por jo vetëm kaq, edhe kërkesa të tjera teknike janë marrë parasysh në këtë objekt siç janë edhe shkallët e jashtme emergjente që mund t’i shihni në fotografitë në vijim.
Për të parë më shumë rreth kushteve që ofron ky kompleks mund të viziton edhe faqen e facebookut :https://www.facebook.com/Dijari-SHPK-1559773210928561/