Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot ka një mundësi të artë për ta vazhduar ëndrrën për t’u kualifikuar në kampionatin evropian 2020.Kosova do të takohet sonte me Azerbejxhanin me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic.Kjo do të jetë një sfidë ‘jetike’ për të dyja kombëtaret, pasi si Kosova ashtu edhe Azerbejxhani do të luftojnë për pozitën e parë në tabelë, pozitë kjo që dërgon në fazën ‘Play Off’.
Pas pesë xhirove, Kosova ka 11 pikë dhe pozicionohet e para në grup, kurse Azerbejxhani ndodhet në pozitën e dytë me 9 pikë.Pak para startit të takimit janë publikuar edhe formacionet zyrtare.Ja 11 startuese:
Kosova: Muric, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi
Azerbejxhani: Agajev, Garayev, Pashajev, Medvedev, Husejnov, Abullayev, Nazarov, Dadasov, Madatov, Almeida