Shëndeti i flokëve pasqyron shëndetin e përgjithshëm, kështu që problemet e flokëve sugjerojnë një çrregullim në trup.
Rritja e humbjes së flokëve në vjeshtë është problem për shumë njerëz. Kjo stinë nuk sjell vetëm gjethe nga pemët, por edhe flokët nga koka.
Në fakt, flokët tona reagojnë në dritë si bimët. Në pranverë dhe verë ato rriten, pasi drita shkakton rritjen e hormoneve, dhe në vjeshtë, kur dielli bëhet më i vogël, flokët dobësohen dhe bien.
Humbja e flokëve sezonale zgjat rreth 6-8 javë, por nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë ju duhet të vizitoni mjekun, pasi mund të ketë diçka më serioze, si çekuilibër hormonal, sëmundjet e gjëndrës tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, tepricë e vitaminës A, por edhe stres.
Disa këshilla kundër rënies së flokëve gjatë vjeshtës:
– Masazhoni kokën ndërsa lani flokët
– Përdorni rregullisht balsamin
– Përdorni paketime me vaj ulliri ose kokosi
– Prisni rregullisht flokët e dëmtuara
– Mundohuni të mos bëheni shumë nervoz Konsumoni ushqim të shëndetshëm
Konsiderohet se gratë janë më pak të prirë për t’iu rënë flokët sesa meshkujve, por statistikat mjekësore tregojnë se dy të tretat e grave të paktën një herë në jetë përballen me “episodin” e pakëndshëm të humbjes së flokëve.