Shumë persona kanë qëllim të rëndësishëm humbjen e kileve të tepërta.
Megjithëse duket e thjeshtë, në të vërtetë shumë nuk munden ta arrijnë këtë synim për shumë arsye. Për disa nga ne ushqimi është një kënaqësi më vete dhe është shumë e vështirë të heqësh dorë prej tij. Kështu që për t’iu dhënë disa këshilla me vlerë do hyjnë në ‘lojë’ psikologët. Sipas të cilëve hapat që duhet të ndiqni për të humbur kile janë:
Pranoje veten. Duke e bërë këtë gjë do ta kesh shumë më të lehtë të marrësh vendimin për t’u dobësuar. Duhet të jesh në radhë të parë i ndershëm dhe i sinqertë me veten.
Ndrysho mënyrën si e ha ushqimin. Kur themi ndrysho nuk e kemi fjalën për të ngrënin shëndetshëm. Sigurisht që ky është aspekt shumë i rëndësishëm, por shumë prej jush e hanë ushqimin për t’u ndjerë më mirë dhe përfundojnë duke u bërë më keq. Në fakt ushqyerja duhet të kthehet në një proces kënaqësie dhe përmbushjeje.
Tako një psikolog. Ka terapi shumë të mira motivuese të cilat me mbikëqyrjen e një psikologu do t’iu ndihmojnë të arrini rezultatin që doni duke humbur kile.
Kontrollo të ngrënin emocional. Ka shumë persona që hanë kur janë të mërzitur ose të stresuar. Duhet të mësoni ta kontrolloni këtë moment, pasi ju sjell probleme me peshën dhe nuk është aspak i nevojshëm për trupin tuaj.
Mbylle ditën pa tundime. Nëse ke kaluar një ditë pa provuar të hash patatina, çokollata apo të tilla produkte që nuk janë të shëndetshme, atëherë ja ke dalë./revistawho/