Kryetari i Komunës së Mitrovicës këtë të diele ka qenë protagonistë i rubrikës ‘Mysafirë te Kryetari’në emisionin ‘1 Kafe prej Shpisë‘ në ‘RTV21‘, shkruan GazetaBlic. I pari i Mitrovicës foli shumëçka për jetën e tij private dhe publike.Kur foli për jetën e tij private, ai foli edhe për bashkëshorten e tij.
Duke folur për bashkëshorten e tij, Bahtiri tha se e don shumë dhe se është një bashkëshorte jashtëzakonisht e mirë.‘Bashkëshorten unë e dua shumë, e kam një bashkëshorte jashtëzakonisht të mirë, në nivelin më të lart për arsye se ma ka kriju një familje jashtëzakonisht të mirë. Unë i kam 6 fëmijë, i kam 19 nipa dhe mbesa që mburrem me atë që e kam arrit bashkë me bashkëshorten të krijoj një familje të sinqertë, të punës‘,: shtoi Bahtiri.Kryetari tregoj edhe për fëmijët e tij me të cilët ai nuk ka problem dhe secili e dojn punën shumë.
Por ajo se çka ishte me interesante ishte çmimi i vilës luksoze që ai posedon, ai ka një vilë që kushton hiç me pak se 1 milionë e 800 mijë euro.‘Secili e ka shtëpinë e vet, i kanë punët jashtëzonisht mirë, i kanë shtëpiat në një pjesë të Hagës, ku është pjesa më e re e Hagës, ku jetojnë vetëm njerëz të fuqishëm dhe në atë pjesë atje i kanë secili shtëpiat edhe vajzat edhe djemtë, kurse unë e kam një vilë që kushton dikun kah 1 milion e 800 mijë euro‘ tha ai.
/GazetaBlic/