Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, ka dhënë dëshminë e saj në drejtorinë e Policisë, 56 ditë nga rasti në zonën e Bllokut në kryeqytet. Burime për ‘BalkanWeb konfirmuan se këngëtarja Gjata ka mbërritur në Rinas mbrëmjen e 22 nëntorit, në orën 00:30. Të njëjtat burime saktësuan se këngëtarja Gjata ka udhëtuar përmes linjës ajrore nga Vjena në Tiranë.
Mësohet se këngëtarja Gjata ka dhënë dëshminë e saj në drejtorinë e policisë mëngjes e ditës së premte. Elvana Gjata u shpall në kërkim policor pas rastit së ndodhur në zonën e bllokut, për zbardhjen e ngjarjes nevojitej edhe dëshmia e saj. Në përfundim të afatit të kërkimit policor, njoftimi për Gjatën është dërguar në të gjitha pikat kufitare në mënyrë që nëse paraqitej, këngëtarja do të shoqërohej për t’u marrë në pyetje.