Serbët janë mbledhur në sheshin e Mitrovicës veriore për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe. Në protestë është edhe ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo.
Ndërkaq, sot katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit, vendosjes së taksës dhe aksionit të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan katër persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ata vijnë nga radhët e Listës Serbe.
Kështu ka nisur protesta e serbëve.