Rënia e ndjeshme e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë muajve të fundit nuk ka sjellë përfitime për konsumatorët shqiptarë, të paktën deri tani.
Publikimi i çmimeve të derivateve në faqen ‘GlobalPetrolPrices’ tregon se Maqedonia dhe Bosnia momentalisht kanë naftën më të lirë në rajon, ndërkohë Shqipëria dhe Greqia më të shtrenjtën.
Sa i përket cmimit më të lirë për 1 litër naftë në Evropë, Rusia prinë e parë (0,61 cent) e ndjekur nga Bjellorusia (0,63 cent) dhe Moldovia (0,86 cent).
Në Maqedoni momentalisht 1 litër naftë kushton 0.99 cent, ndërsa në Bosnje 1.20 cent. Ndërkohë në Shqipëri çmimet janë më të larta ku për 1 litër naftë duhet paguar 1,45 cent.
Në tabelën më poshtë mund të shikoni çmimet momentale në të gjitha shtetet e Evropës. /IndeksOnline/