Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, përmes një statusi në llogarinë e saj në facebook ka kërkuar trajtim të menjëhershëm të situatës në trafik e cila këtë vit rezultoi me jo pak viktima.
Izmaku ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Infrastukturës që të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme e përkohshme për situatën e menaxhimit në trafik.
Ai këtë kërkesë u ka drejtuar të dy ministrave në pamundësi që të parashtroj këtë pyetje atyre meqë është vikend dhe nuk mund ta bëjë në ndonjë interpelancë parlamentare.
Në vazhdim gjeni të plotë postimin e Izmakut që përmbanë kërkesën e saj drejtuar dy krerëve institucional.