Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe këtë vikend e ka shfrytëzuar për t’u ngjitur bjeshkëve të Kosovës.
Sot ishte radha e majave të Pashtrikut.
Atje, Haradinaj ka treguar se është ngjitur me komandantin e kontingjentit gjerman të KFOR-it, Eric Offermann.
Njoftimin Ramush Haradinaj e ka bërë publik përmes profilit të tij në “Facebook”.
“Me Komandantin e kontigjentit gjerman të KFOR-it, Eric Offermann, sot, ngjitëm majat e Pashtrikut. Dy dekada në ndërtim të paqes, ecja jonë e përbashket vazhdon”, ka shkruar Haradinaj.