I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte deputeti Xhavit Haliti I pyetur për liberalizimin e vizave për Kosovën, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës deklaroi se Evropa nuk është fajtore për mungesën e liberalizimit, mirëpo ne jemi fajtorë, pasi nuk i kemi realizuar objektivat që duhet të realizohen, shkruan rtv21.tv
Në mesin e arsyeve tjera sipas Halitit është fakti që janë edhe 5 shtete brenda Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur Kosovën, e edhe disa shtete tjera që kanë frikë nga eksodi i mundshëm i kosovarëve që do të kërkonin azil në vendet e tyre. Haliti shtoi se duke dëgjuar mendimet e të rinjve kosovarë, nuk fajson shtetet e Evropës që kanë këtë frikë./21Media