Ndihmoi shumë jetim e bëri me kulm shumë familje të pastrehë, pa fituar asgjë në këmbim. Është ky humanisti Halil Kastrati i cili ka fituar respektin e të gjithëve.
Kastrati ishte i pranishëm sonte në ndeshjën Z Mobile Prishtina – Steaua Bucuresti që u zhvillua në kryeqytet.
Në momentin që tifozeria “Plisat” panë atë në tribunë, të gjithë filluan të brohorisnin emrin e tij. Këtë e ka publikuar vetë humanisti në rrjetin e tij social në Instagram. /IndeksOnline/