Punimet që po bëhen në ndërtimin e autoudhës në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë kanë zbuluar edhe një burim të ujit.
Këtë e ka treguar në llogarinë e tij të facebookut gazetari Avni Deliu, ku ka publikuar disa fotografi nga vendpunishtja ku shihet edhe burimi i ujit.
Ky burim i ujit thuhet të jetë në mes të Sllatinës dhe Gojbulës të Komunës së Vushtrrisë, e po ashtu banorë të kësaj anë thonë se ky burim i ujit mund të jetë edhe nga fshatrat Bozhlan apo Gumnishtë të Komunës së Vushtrrisë.