Personi i cili ishte raportuar para disa ditësh si i zhdukur është gjetur sot 40 metra largë shtëpisë së të ndjerit nga djali i të ndjerit Gëzim Rashica, dhe me ndihmën e pjesëtarëve të FSK-së.
Ky aksion që ka filluar që nga dje ka rezultuar sot me gjetjen e trupit pa shenja jete të Galip Rashicës nga Vushtrria.
E pamjet e aksionit të kërkimit i ka publikuar edhe FSK në faqen e saj zyrtare në facebook të cilat mund të shikoni edhe në vijim.