Kjo foshnje është më pak se 1 vjeç dhe tashmë di të nervozohet shumë, çdo herë që celulari i merret nga dora.
Siç mund ta shihni në video, gjithçka që nëna duhet të bëjë për ta ndalur pikëllimin e foshnjës është t’ia kthejë celularin prapa, transmeton Gazeta Express.
Nëse keni nevojë të qeshni kjo video është më e mira për ju, por ne mendojmë se kjo video tregon edhe një të vërtetë të hidhur të njerëzimit.
E vërteta është se njerëzimi është bërë sikur kjo foshnje. Të gjithë jemi bërë të varur thellë nga bota digjitale që e kemi krijuar, sa që kur detyrohemi të shkëputemi nga ajo, shumica prej nesh nuk reagojmë mirë.