“Hazan” ka bërë një hap të madh drejt martesës Aktorja e njohur turke, Deniz Baysal e cila u bë e njohur te ne me rolin e “Hazanit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” është fejuar me këngëtarin e grupit Kolpa, Barış Yurtçu, shkruan rtv21.tv
Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për dy vjet, janë fejuar me një ceremoni të thjeshtë në Izmir ku të pranishëm ishin familjarë dhe miqtë e ngushtë të tyre. Në rrjetin social Instagram, ku numëron ndjekës të shumë aktorja ka publikuar fotografi nga ceremonia e fejesës./21Media