Mëngjesin e sotëm, edhe Prevallën e ka mbuluar bora.
Se gjatë vikendit do të bie borë, e kishte paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. E mëngjesin e sotëm, bora e ka mbuluar edhe Bogën.
Sipas institutit, vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500 m pritet të bien fjolla të dobëta bore.